Djokovic përfiton nga lëndimi i Alcarez dhe kalon në finale të Roland Garos

Novak Djokovic është finalisti i parë i Grand Slemit, Roland Garos.
Tenisti serb mposhti në gjysmëfinale spanjollin Carlos Alcaraz me rezultat 3-1 më sete, (6-3; 5-7; 6-1; 6-1), shkruan IndeksOnline.
Djokovic arriti finale falë lëndimit që pësoi Alcarez në fillim të setit të tretë, kur rezultati ishte i barabartë 1-1 në sete.
20-vjeçari nuk u dorëzua as pas lëndimit, i cili vazhdoi lojën por që u mposht lehtësisht në dy setet e radhës.
Në finale Djokovic e pret fituesin e ndeshjes Casper Ruud dhe Alexander Zverev./IndeksOnline/