Kuri rrëfën një bisedë me kryetarin e Leposaviqit: Unë isha i shqetësuar mos po lëshon pe ai, e ai mos po lëshoj pe unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rrëfyer një bisedë interesante në telefon me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Ai ka thënë se ka qenë i brengosur mos është mërzit në zyre, por sipas Kurtit, i brengosur kish qenë edhe kryetari i Leposaviqit se mos është mërzit kryeministri I Kosovës.
“E thirra në telefon, kur e thirra kisha një brenge që u mërzit në zyre, por ai ishte i brengosur mos jam mërzit unë. Unë i shqetësuar mos po lëshon pe ai, e ai mos po lëshoj pe unë, biseda në vazhdim ishte përveç se e përzërmë dhe shumë e këndshme”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, transmeton IndeksOnline.
Më tutje, ai ka thënë se Kosova asnjëherë as nuk synon diskriminimin e ndokujt./IndeksOnline/