Policia arreston një person që ishte në kërkim dhe dy bashkëpunëtorë të tij

Sot rreth orës 18:30, pas një bashkërendimi profesional të punëve policore, hetuesit e antidrogës në Gjilan, ndihmuar nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme dhe antidroga e Ferizajt është bërë i mundur lokalizimi i personit të kërkuar me iniciale B.A.
Personi në fjalë, i cili kishte edhe fletë arrest, ndodhej në automjet edhe me dy persona tjerë në parkingun e një moteli në Gjilan.
Pas paralajmërimit/prezantimit nga Policia, vozitësi ka tentuar t’i jap vrull automjetit dhe i ka mbyllur dyert duke rrezikuar zyrtarët policorë.
I dyshuari ka tentuar edhe zhdukjen e disa provave materiale, përfshirë hedhjen e një sasie të kokainës nga dritarja e automjetit.
Pas veprimeve aktive policore është arrit të futet nën kontroll i dyshuari në kërkim dhe gjatë kontrollit në automjet janë sekuestruar edhe provat/dëshmitë materiale si në vijim:
Një peshore elektronike
Para të gatshme 70 euro
Substancë narkotike e dyshuar si kokainë (5 gr.)
Substancë narkotike e dyshuar si marihuanë (1.5 gr.)
Telefon mobil – IPHONE
Telefon mobil- IPHONE X
Vetura Golf V me targa vendore
Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit tre personat e dyshuar ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme.