Betim Haxhimusa vazhdon me Ferizajn

Betim Haxhimusa ka rinovuar kontratën me FC Ferizaj.
Klubi ferizajas ka njoftuar se sulmuesi i njohur do të jetë pjesë e tyre edhe për sezonin e ardhshëm.
Pas nënshkrimit të kontratës, Haxhimusa theksoi se me kënaqësi po i qëndron besnik klubit të qytetit.
31-vjeçari gjithashtu tha se është obligim për të qëndruar e për ta rikthyer klubin në Superligë.
FC Ferizaj paralajmëroi se do të ketë edhe tjera rinovime të kontratave, por edhe prurje të reja.
Njoftimi i plotë nga klubi i Ferizajt (pa ndërhyrje):
“𝐁𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐛𝐞𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐳𝐞𝐦𝐞̈𝐫 🔵⚪️
FC Ferizaj ju njofton se sulmuesi Betim Haxhimusa edhe zyrtarisht e ka vazhduar kontratën me klubin tonë për sezonin 2023/2024.
Pas nënshkrimit të kontratës, sulmuesi i golave spektakular u shpreh se;
“𝐌𝐞 𝐤𝐞̈𝐧𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐢 𝐝𝐨 𝐢 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐨𝐣 𝐛𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭. 𝐊𝐲 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢𝐦, 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐧𝐠𝐣𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐭𝐨𝐧𝐚. 𝐃𝐨 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐨𝐣 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐢𝐦𝐞, 𝐞 𝐤𝐚𝐦 𝐨𝐛𝐥𝐢𝐠𝐢𝐦 𝐭𝐚 𝐣𝐚𝐩 𝐚𝐭𝐨𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐮𝐩𝐞𝐫𝐥𝐢𝐠𝐞̈. 𝐄 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐨𝐛𝐥𝐢𝐠𝐢𝐦 𝐦𝐛𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐮, 𝐞 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐨𝐛𝐥𝐢𝐠𝐢𝐦 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐭𝐢𝐟𝐨𝐳𝐞̈𝐯𝐞 𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐚𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐚 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐚𝐡𝐮𝐫, 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐚 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐣𝐦𝐞̈ 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐧 𝐚𝐭𝐲 𝐤𝐮 𝐧𝐚 𝐭𝐚𝐤𝐨𝐧 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐢 𝐛𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈”, tha Haxhimusa.
FC Ferizaj do vazhdoj fuqishëm në renovimet e kontratave dhe prurjet e reja. Dhe mos harroni:
*𝐊𝐔𝐑 𝐀𝐍𝐈𝐉𝐀 𝐅𝐈𝐋𝐋𝐎𝐍 𝐓𝐄̈ 𝐙𝐇𝐘𝐓𝐄𝐓, 𝐌𝐈𝐍𝐉𝐓𝐄̈ 𝐈𝐊𝐈𝐍 𝐓𝐄̈ 𝐏𝐀𝐑𝐄̈𝐓*
Një jetë, një Ferizaj”