Gjyqtari brazilian do të ndajë drejtësinë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës
Pritjes i erdhi fundi. Nesër mbrëma do të nisë zyratrisht Kupa e Botës, e cila organizohet në tre shtete: SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ndeshja hapëse zhvillohet në ”Estadio Banorte” në Mexico City, mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, duke nisur nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.
FIFA ka njoftuar se drejtësinë në ndeshjen hapëse do ta ndajë gjyqtari brazilian, Wilton Sampaio.
Asistentët e tij do të jenë brazilianët Bruno Pires dhe Bruno Boschilia./IndeksOnline/

