75 Mall Live Search
08:05 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Paraburgim për 3 llapjanët e arrestuar në Merdare nga policia serbe

E.M, D.M dhe F.H, nga Podujeva janë arrestuar nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdarë ditën e djeshme.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se atyre u është vendosur masa e paraburgimit për 48 orë.

Ata 48 orë do të mbahen në stacionin policor të Kurshumlisë.

Akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet e arrestimit të tyre, teksa nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar as nga institucionet kosovare./IndeksOnline/