75 Mall Live Search
11:14 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / MSH

Ambasadori Szunyog uron shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbanon

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka uruar Giovanni Pietro Barbanon për emërimin në pozitën e Shefit të Misionit të EULEX-it.

Ai më tej ka falënderuar Lars-Gunnar Wigemark për bashkëppunimin e deritanishëm.

“Urime z. Giovanni Pietro Barbano për emërimin e tij si she fi ri i Misionit të EULEX. Falenderoj Lars-Gunnar Wigemark për bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm gjatë viteve të kaluara dhe mezi presim ta mirëpresim pasardhësin e tij në Kosovë më 26 qershor”, ka shkruar Szunyog.