Verratti të Roma?

Mesfushori italian Marco Verratti raportohet se gjatë kësaj verë, mund të largohet nga PSG-ja.
AS Roma sipas medieve italiane, është në negociatat me Verrattin, të cilin ‘romakët’ synojnë të transferojnë në formë huazimi me opsion blerjeje.
Verratti me PSG-n ka kontratë deri në verën e vitit 2026, por duket se lojtari gjatë tregut të kësaj verë, do të largohet nga Parisi për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij.
Kryeqyteti i Italisë, thuhet se është opsion i mundshëm për 30-vjeçarin, i cili në vitin 2012 ishte transferuar tek kampionët e Francës nga Pesacar për shifrën 12 milionë euro.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho thuhet se pëlqen lojtarin të cilin e do në skuadër për sezonin e ri.