Vinicius mirëpret transferimin e Bellingham

Jude Bellingham sot është zyrtarizuar si futbollist i ri i Real Madridit.
Mesfushori anglez ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me klubin mbretëror, shkruan IndeksOnline.
Bellingham u transferua nga Borusia Dortmund për një shumë prej 113 milionë euro.
Transferimit e tij e ka mirëpritur ylli brazilian Vinicius Junior.
Ai në profilin zyrtar në Twitter, ka postuar foton e Bellingham ku ka shkruar:
“Mirë se erdhe në ekipin më të mirë në botë”./IndeksOnline/