75 Mall Live Search
18:16 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Gjykata pritet të vendos një muaj paraburgim për serbin “Llune”, sulmoj KFOR-in dhe Policinë

Burimet e IndeksOnline brenda gjykatës Themelore në Prishtinë, bëjnë të ditur se Milun Milenkovic, i cili u arrestua dje si i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj pjestarëve të KFOR-it në veri pritet ti shqiptohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Ai sot u soll përpara Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Llune është udhëheqës i formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”./Indeksonline/