U largua nga Prishtina, Endrit Krasniqi zyrtarizohet te Shkëndija

Futbollisti kosovar, Endrit Krasniqi, është zyrtarizuar te klubi shqiptar nga Maqedonia, KF Shkëndija.
Mesfushori 28-vjeçar ka nënshkruar kontrate deri në vitin 2025, shkruan IndeksOnline.
Krasniqi së fundmi ishte pjesë e klubit të Prishtinës, ku dy javë më parë fitoi edhe Kupën e Kosovës.
AI gjatë prezantimit ka thënë se Shkëndija është një nga klubet më të mëdha shqiptare.
“Për Shkëndijën nuk duhet shumë të flitet, është një ndër klubet më të mëdhaja shqiptare dhe shpresoj që të kemi një sezon fantastik dhe të bëjmë gjëra të mëdha. Dihet se Shkëndija organizimin e ka në nivel tjetër në raport me klubet tjera, kështu që neve që punojmë për këtë klub na mbetet të japim maksimumin dhe të arrijmë atë që klubi e ka planifikuar në fillim të sezonit. I detyrohem këtij klubi për besimin e treguar dhe duhet të jap maksimumin që të arrijmë ato objektiva që i kemi.”, ka deklaruar Krasniqi./IndeksOnline/