Gjyqtari i njohur holandez do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, gjatë muajit qershor do të zhvilloj dy ndeshje, të vlefshme për kualifikimet për “EURO 2024”.
‘’Dardanët” më të premten më 16 qershor do të luajnë ndaj Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tre ditë më vonë do të përballen me Bjellorusinë, shkruan IndeksOnline.
UEFA tashmë ka publikuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Rumani.
Gjyqtar kryesor do të jetë holandezi i njohur Danny Makkelie.
Ndihmës të tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Sander Van Der Eijk.
Në VAR do të jetë Clay Ruperti së bashku me asistentin Edëin Van De Graaf.
Të gjithë gjyqtarët e kësaj ndeshje janë nga Holanda./IndeksOnline/
