75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / Gj. Sh

Kroos komenton transferimin e Bellingham, “thumbon” Hazardin

Jude Bellingham është futbollist më i ri i Real Madridit.

Mesfushori anglez është transferuar nga Borusia Dortmund për një shumë prej 103 milion eruro, duke përrfshirë edhe bonuset shkruan IndeksOnline.

Rreth transferimit të Bellingham ka folur edhe mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, i cili ka shfrytëzuar rastin ta thumboj edhe ish shokun e tij të skuadrës, Eden Hazard, ku tha se u transferua për 100 milionë euro por që në Madrid vetëm pushonte.

“Kishim edhe një futbollist tjetër këtu te Real me shifra të përafërta, por ai e vuri në pauzë karrierën e tij sapo mbërriti në Madrid. Nuk bënte asgjë tjetër veçse pushonte. Të them të drejtën ishin shumë para për të dhe tashmë të gjithë thonë se nuk ishte një transferim i “goditur”, por le të qëndrojmë pozitivë sa i përket Bellingham.”, ka thënë Kroos./IndeksOnline/