75 Mall Live Search
19:17 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / Gj. Sh

Malisheva vazhdon kontratën me kapitenin e skuadrës

Skuadra e Malishevës ka arritur marrëveshje me kapitenin Dren kryeziu, për vazhdimin e kontratës.

Kryeziu ka vazhduar kontratën edhe për dy vitet e ardhshme, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Malishevës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Çdokush e përkrahë skuadrën kur fiton; nuk duhet kurajo, mirëpo të qëndrosh pas skuadrës, ta mbrosh skuadrën kur ka nevojë për ty, kjo kërkon kurajo!

Kapiteni Dren Kryeziu rinovon kontratën me klubin edhe dy vitet e ardhshme!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/