75 Mall Live Search
16:28 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / Gj. Sh

Malisheva nis aksionin, rinovon me tre yjet e skuadrës

Skuadra e Malishevës ka vazhduar kontratat edhe me tre futbollistë të tjerë.

Flamur Gashi, Agon Xhaka dhe Arber Pira, janë tre yjet e radhës që kanë vazhduar kontratat me klubin e Malisheves.

Gashi e Xhaka do të jenë pjesë e klubit edhe për tre vitet e ardhshme, ndërsa Pira ka nënshkruar kontratë të re dy vjeçare.

Kujtojmë që ditët e djeshme kontratën e ka vazhduar edhe kapiteni Dren Kryeziu./IndeksOnline/