75 Mall Live Search
17:24 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / Gj. Sh

Havertz pranon propozimin e Arsenalit

Kai Havertz sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Arsenalit.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, mesfushori gjerman i ka dhënë dritën jeshile propozimit të kontratës së Arsenalit, shkruan IndeksOnline.

Ai është gati të pranoj kushtet personale si dhe nuk ka asnjë problem rreth pagës.

Problemi i vetët është shuma e transferimit, ku Chelsea kërkon 75 milion funte, por që Arsenali dëshiron ta ul çmimin.

Pos Arsenalit, interesim për Havertz ka shfaqur edhe Bayern Munchen, ndërsa Real Madrid është tërhequr nga gara./IndeksOnline/