Zidane flet për rikthimin e tij si trajner: “Do të vijë…”

Zinedine Zidane ka folur për rikthimin e tij në postin e trajnerit.
Tekniku francez, është pa punë që nga viti 2021 kur u largua nga skuadra e Real Madridit, shkruan IndeksOnline.
Ai kohët e fundit ka qenë i lidhur për një kalim te PSG-ja, por që ka refuzuar ofertat.
51-vjeçari këtë të premte u pyet përsëri për rikthimin e tij si trajner, por nuk zbuloi shumë.
“Kjo më mungon, do të vijë… nuk e di kur, por do të vijë”, u përgjigj shkurt Zidane.
Ish trajneri i Real Madridit, u pyet edhe nëse do të merrte drejtimin e kombëtares francez, ku nuk e fshehu dëshirën që ta drejtojë atë, por tha se tani nuk është koha e duhur.
“E kam thënë tashmë që kur e njihje skuadrën e Francës si lojtar. dhe bëhesh trajner, është e logjikshme të mendosh për këtë. Por tani nuk është koha”, ka deklaruar Zidane./IndeksOnline/