75 Mall Live Search
09:46 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / A. M.

Vidhet vetura në Fushë Kosovë nga një i sëmurë psikik, ja detajet!

Një vjedhje ka ndodhur dje në fshatin Miradi e Eperme të Fushë Kosovës. Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i dyshuari i përfshirë në këtë rast është B. Ajvazi.

Rasti është informuar në organet e sigurisë nja një person i cili me herët e kishte lajmëruar për një veture te vjedhur (Nisan).

Mësohet se i dyshuari ishte me të meta psiqike. I njëjti është dërguar në qendrën strehimore ne Shtime .

Vetura është gjendur në parkingun e “Bau Marketit”. Policia së bashku me ankuesin kanë shkuar dhe e kane gjetur. /Indeksonline/