Modric refuzon ofertën marramendëse të skuadrës arabe

Një ditë para finales së Ligës së Kombeve, futbollisti kroat, Luca Modric, ka refuzuar ofertën marramendëse nga Arabia Saudite.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, 37-vjeçari ka refuzuar ofertën e klubit Al Hilal, me kontratë tre vjeçare, shkruan IndeksOnline.
Modric nga kjo ofertë do të përfitonte rreth 200 milionë euro.
Mesfushorit kroat i skadon kontrata me Real Madridin në fund të muajit qershor, por ai dëshiron të rinovojë pasi është i bindur se mund të luaj ende në nivele të larta evropiane./IndeksOnline/