75 Mall Live Search
16:28 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / C E

Kosova 3×3 te femrat mposhtet nga Luksemburgu

Pas fitores ndaj Andorrës në ndeshjen e parë, vashat e Kosovës janë njoftuar me humbjen e parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup 3×3, që po zhvillohen në Qipro.

Kosova ka pësuar humbje nga Luksemburgu me shifrat 17:4, në ndeshjen e dytë sot të zhvilluar në kuadër të kualifikimeve të kësaj gare.

Saranda Daci ishte më e dalluara te Kosova me tri pikë të realizuara, ndërsa Enisa Kamerolli shënoi vetëm një pikë.

Ndeshja e fundit në grupe për vashat dardane do të jetë sot me fillim nga ora 17:45 kundër Qipros.