75 Mall Live Search
13:58 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / B O

Barcelona zyrtarizon blerjen e parë, i vë klauzolë 400 milionë euro

Barcelona ka zyrtarizuar ardhjen e Mikayil Faye , qendërmbrojtësit të Kustosija Zagrebit dhe kombëtares U17 të Senegalit.

Vetëm 1.5 milionë euro i ka kushtuar Barcelonës blerja e mbrojtësit afrikan nga skuadra kroate.

Ajo që tërheq më shumë vëmendjen e nënshkrimit të Faye është klauzola e vënë nga Barcelona plot 400 milionë euro.

Faye karakterizohet si një qendërmbrojtës i majtë, i përgatitur mirë fizikisht, i shpejtë dhe me një dalje të mirë të topit drejt fazës ofanzive.

Në deklaratën e parë për Barcelonën, mbrojtësi i talentuar ka thënë se do të jetë Mascherano i ri i skuadrës.

“Idoli im dhe roli që bën në fushë është ai që e luante Mascherano. Andaj do jem Mascherano i ri i Barcelonës” ka thënë Faye./Indeksonline/