Kurti emëron dy zv/ministra
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/06/355427882_2361329304049148_7575070390097784191_n.jpg)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve.
Ndërkaq, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri emëroi Ali Tafarshikun.
Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, z. Dobruna dhe z. Tafarshiku.