75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 20 Qershor 2023 / B O

Transferi i Realit tregon pse zgjodhi numrin 14 dhe jo 9

Joselu Mato është prezantuar si nënshkrimi i katërt i Real Madridit në merkaton e verës.

Sulmuesi në karrierën e tij ka veshur zakonisht fanelën me numrin 9.

Por kësaj radhe ai ka zgjedhur numrin 14 te Reali dhe për këtë ka një arsyetim.

“E rëndësishme është të jemi këtu, numri është më i vogli. Kam veshur 9-shin në Castilla, por të kesh një numër mes 25 lojtarëve më të mirë në botë është tashmë diçka e pabesueshme” ka thënë Joselu./Indeksonline/