75 Mall Live Search
08:04 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / MSH

Ligji për Skemat Pensionale, Komisioni për Buxhet fton Muratin në diskutim

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për Ligjin për Skemat Pensionale.

Takimi do të fillojë në ora 10:00, raporton Indeksonline.

Në këtë takim është i ftuar edhe ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati.

Përgjatë takimit do të diskutohet mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 8 të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontributpagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve.