Gjykata vendosë rikthimin e Muhamet Halitit në Spitalin e Pejës, reagimi i Spitalit është i ulët

Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur të kundërligjshmëm shkarkimin e Muhametit Halitit nga pozita e drejtorit mjekësot në Spitalin e Pejës.
Shkarkimi i tij kishte ndodhur pas publikimit të Indeksonline të skandalit ku një foshnje pa shenja jete ishte futur në lavatriçen e spitalit.
Haliti ka publikuar vendimin e Gjykatës duke thënë se ky vendim nxori pastërtinë e tij në këtë rast.
“Ju njoftoj se Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur të kundërligjshmëm vendimin e drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, dr. Fazli Shala, me të cilin më kishte shkarkuar padrejtësisht nga pozita e Drejtorit Mjekësor të këtij institucioni shëndetësor, duke tentuar të më bëj padrejtësisht përgjegjës në rastin e futjës së foshnjes (fetusit) në rrobalarëse, në dhjetor të vitit të kaluar.
Drejtësia i ka dhënë fund këtij pretendimi qëllimkeq të z. Shala duke e detyruar të më kthej në poziten e mëhershme si Drejtor Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.
Arsye e këtij skenari të turpshëm të dr. Shales ishte mbrojtja e përsonave përgjegjës të lidhur me rastin, e që është vet ai si drejtues i spitalit, në aspektin moral, pastaj drejtorit të administratës, që është mik i tij. Mik i politikës. Mik i partisë në pushtet, i Vetëvendosjes, që i solli ata në këto pozita menaxhuese. E qëllimi ishte i qartë, eliminimi i njerëzve me urdhër partiak që kanë bindje tjera politike.
Z. Shala ishte treguar i zellshëm ndaj urdhërave partiak kur kishte nxjerrë vendimin e kundërligjshëm. Se kur tundohesh nga lakmia për pushtet, humb arsyen, tjetërsohesh. Nuk e vlerëson profesionalizmin, kolegialitetin, miqësinë e gjatë, kontributin e dhënë për shëndetësinë, madje përpiqesh ta diskreditosh përmes formave më të ulëta.
Kjo le t’i mbetet në ndërgjegjen e njollosur atij dhe atyre që vepruan aq ulët. Ndërsa, unë do t’i qëndroj pas vendimit të gjykatës që e vërtetoi pastertinë time” shkruan Halitaj në reagim.
I ulët dhe aspak profesional ka qenë reagimi i Spitalit të Pejës në faqen zyrtare në Facebook.
Në njoftim spitali bën reagim joprofesional duke u lëshuar në gjëra të ulëta ku akuzon Halitin për përkrahjen e ish-pushtetarëve.
“Reagim lidhur me deklarimin e Dr. Muhamet Halitit të bërë mbremë në rrjetin social Facebook, lidhur me kthimin e tij në pozitën e Drejtorit Mjekësor!
Institucioni ynë ndjen për obligim të informon opinionin publik se pretendimet e paraqitura nga Dr.Muhamet Haliti për kinse kthimin e tij në pozitën e Drejtorit Mjekësor pozitë nga e cila është shkarkuar nuk qëndrojnë dhe janë të pa vërteta.
Tentimet për njollosjen e organeve udhëheqëse janë të ulëta dhe shpërfaqin frustrimin personal të personit në fjalë.
Për hir të korrektësisë njoftojmë opinionin publik se është duke u zhvilluar një proces gjyqësor në gjykatën e apelit lidhur me validitetin e shkarkimit të tij nga pozita menaxheriale Drejtor Mjekësorë, pozitë që e ka ushtruar mbi 17 vite, sigurisht me përkrahjen e ish pushtetarëve.
Ne i urojmë punë të mbarë Doktorit në punën e tij prej profesionisti shëndetësor (Psikiatër), ndërsa sa i përket stafit menaxherial i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë mbetet ai që është aktualisht, i zgjedhur me konkurs të rregullt.
Dr. Muhamet Halitin e informojmë se pozitat menaxheriale zgjidhen përmes konkurseve dhe jo emërimeve sikur në të kaluarën. Poashtu e inkurajomë që eventualisht në konkurset e ardhshme të konkuron për pozita të tilla menaxheriale” thuhet në reagimin amater të Spitalit të Pejës./Indeksonline/