U lëndua te Kosova, Paqarada kapet nga mediat gjermane duke u prezantuar te skuadra e re

Leart Paqarada i është nënshtruar ekzaminimeve dje pasdite pas lëndimit që pësoi te Kosova në ndeshjen ndaj Bellorusisë.
Lëndimi i kosovarit ka rezultuar që nuk është serioz dhe i njëjti ka vijuar me procedurat para prezantimit te Koln.

Paqarada është parë sot në ambientet e skuadrës së njohur gjermane ku do të prezantohet si blerja e parë për sezonin e ri.

Mbrojtësi i Kosovës do të jetë te Koln zëvëndësues i mbrojtësit legjendar të kësaj skuadre, Jonas Hector./Indeksonline/