Dy skuadrat shqiptare pafat në short, Ballkani ndaj ish-yllit të Liverpoolit, Struga ndaj Rashicës

Struga nga Maqedonia e Veriut dhe Ballkani nga Kosova janë dy skuadrat tjera shqiptare që do të marrin pjesë në kualifikimet për në Ligën e Kampioneve.
Nëse Ballkani arrin të kalojë Ludogoretsin, do të kalojë në turin e dytë ku do të përballet me fituesin e Olimpija Ljubljana – Valmiera.
Trajner i Olimpisë së Lublanës është ish-ylli i Liverpoolit, Albert Riera.
Nga ana tjetër Struga do të përballet me Zalgris. Në rast se Struga kalon, atëherë do të përballet me skuadrën e Galatasarait e Milot Rashicës./Indeksonline/