75 Mall Live Search
08:13 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / AR

Kim Kardashian nis dashuri të re pas ndarjes me Pete Davidson

Kim Kardashian ka një të dashur të ri.

Gjatë një paraqitje krahë Hailey Bieber, themeluesja e SKIMS pranoi se ka gjetur dashurinë e re, transmeton Indeksonline.

Hailey dhe Kim ishin duke luajtur lojën “Truth or Shot” kur modelja e pyeti Kimin se kush është i dashuri i saj i famshëm.

Kim hezitoi të përgjigjej duke pirë një Tequila në vend se të zbulonte identitetin e të dashurit.

Kujtojmë se ajo u lidh për herë të fundit me Pete Davidson , me të cilin filloi të takohej në vjeshtën e vitit 2021. Dyshja u ndanë në gusht 2022 pas nëntë muajsh së bashku./Indeksonline/