Daku shihet në stërvitje te skuadra kroate
Mirlind Daku e ka kryer periudhën e huazimit te Mura në Slloveni. Sulmuesi kosovar i është bashkuar sot Osijekut në Kroaci.
Në fakt kjo skuadër posedon kartonin e kosovarit dhe Daku i është bashkuar sot për periudhën përgatitore.
Në adresë të Dakut ka shumë oferta nga kampionate të ndryshme evropiane. Vlera e tij në treg llogaritet rreth 700 mijë euro. /Indeksonline/

