75 Mall Live Search
13:47 / E Premte, 23 Qershor 2023 / B O

Në këtë fshat të Istogut gjenden 540 bimë narkotikë, detaje të reja

Një qytetar nga Istogu ka hasur në 540 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Kanabis Sativa. Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatues së bimët nuk po kultivoheshin nga asnjë njeri dhe se kanë mbirë nga fillimi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bimët janë gjetur në lagjen Nimanaj në fshatin Shushicë të Istogut.

Prokurori i rastit ka dhënë rekomandim që në vendin e ngjarjes të merren mostrat, të bëhet fotografimi dhe pastaj të bëhet asgjësimi i tyre.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në disa bimë të dyshuara si bimë narkotike. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se kishte disa bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa të cilat ishin nëpër hithra dhe shkurre, dhe vërehej se nuk ishin nën përkujdesjen e faktorit njeri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që nga vendi i ngjarjes të merren mostrat, të bëhet fotografimi dhe pastaj të bëhet asgjësimi. Pas fotografimit dhe marrjes së mostrave janë asgjësuar të gjitha bimët e dyshuara (gjithsej 540 bimë). Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Siç mëson Indeksonline, këto bimë ishin asgjësuar edhe disa vite më parë nga KFOR-i, por duket se kanabisi në Shushicë i ka rrënjët e thella!/Indeksonline/