75 Mall Live Search
22:12 / E Premte, 23 Qershor 2023 / Gj. Sh

Milanit i ik nga duart transferimi i Thuram, francezi zgjedh Interin

Dita e sotme është shëndrruar në një ditë të zezë për Milanin.

Pas largimit të Tonalit drejt newcastle United, është Marcus thuram ai i cili ka refuzuar ti bashkohet klubit kuqezi, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi francez ka zgjedur të bashkohet me rivalët e përbetuar të Milanit, skuadrën e Interit.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, ka një marrëveshje në parim mes Interit dhe Thuram.

Skuadra italiane po përgatitit dokumentet finale të marrëveshjes para se të zyrtarizoj Thuramin si transfer të lirë./IndeksOnline/