Incidenti te “Kafet e Vogla”, ky është i dyshuari që gjuajti me armë

Sot rreth orës 21:30, te “Kafet e Vogla” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Indeksonline raporton se si pasojë e një përleshje fizike, një person ka nxjerrë armën dhe ka shtënë me të në drejtim të një viktime.
Burime të Indeksonline pohojnë se i dyshuari në fjalë është Trim Krasniqi, nga Kodra e Trimave.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe autoambulanca.
Policia ka rrethuar vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe ka nisur hetimet.


