Edhe një kosovar në Superligën e Zvicrës

Futbollisti kosovar, Valon Hamdiu, i është bashkuar skuadrës zvicerane, Stade Lausanne Ouchy.
25-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit dhe është transferuar nga skuadra e Schaffhausenit, shkruan IndeksOnline.
Hamdiu sezonin që lamë pas ka luajtur 29 ndeshje në Ligën e dytë zvicerane, duke shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.
Sezoni e ardhshëm, Valoni do të luaj n ë Superligën e Zvicrës.
Kujtojmë që Hamdiu ka edhe tre paraqitje me Fanellën e Kosovës U21, gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian në vitin 2019./IndeksOnline/