75 Mall Live Search
21:50 / E Shtunë, 24 Qershor 2023 / MSH

IPK suspendon një zyrtar policor, dyshohet për fotografim apo incizim të paautorizuar

Një zyrtar policor është suspenduar sot me rekomandim të IPK-së nga Policia e Kosovës .

Hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacione sot lidhur me dyshimin se një zyrtar policor (i Njësisë së Reagimit të Shpejtë – Drejtoria Rajonale Policore – Mitrovicë e Jugut) është i dyshuar për fotografim apo incizim të paautorizuar.

Hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit që po zhvillohet zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti në konsultim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor.