Agjenti i Hakimit: Zemra e tij rrah për Realin

Jo vetëm Kylian Mbappe, por edhe Achraf Hakimi mund të transferohet te Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.
Agjenti i marokenit, Alejandro Camano, ka folur së fundi për të ardhmen e klientit të tij, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se Hakimi është tifoz i Realit Madridit dhe se vazhdon të mbetet shtëpia e tij.
Pavarësisht kësaj, Camano ka bërë me dije se ende nuk e di të ardhmen e 24-vjeçarit pasi ka edhe tre vite kontratë me PSG-në, dhe fati i tij do të mësohet pasi skuadra të bëhet me trajner të ri.
“Achraf ka edhe 3 vite kontratë me PSG-në, ne duam që ai të jetë i qetë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Do të ulemi të bisedojmë me drejtuesit për të rivlerësuar pozicionin e lojtarit.
Për momentin, PSG nuk ka as trajner. Dhe kjo nuk është klima ideale për të ruajtur qetësinë. Gjithsesi, ne do të mbajmë qëndrimin tonë pasi të zyrtarizohet trajneri i ri.
Rikthimi te Real Madrid? Reali mbetet shtëpia e Hakimit. Ai është një tifoz i Realit, por, për momentin, është i përqendruar 100% te PSG-ja”, ka deklaruar Alejandro Camano./IndeksOnline/