75 Mall Live Search
11:40 / E Diele, 25 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Flet familjari i viktimave, tregon në detaje se si humbën jetën nënë e bir: I kemi shpetu edhe dy fëmijët e tjerë…

Familjari i viktimave që humbën jetën si pasojë e vërshimeve në Pejë, Milaim Ademaj, ka folur për IndeksOnline, duke treguar me detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Ai ka treguar se si uji ka depërtu brenda në shtëpi, dhe se si i shpëtuan  dy fëmijët e tjerë të familjes  dhe se si i gjeten trupat e pajetë të viktimave.

‘’Ka rrëshqit një pjesë e kodrës e ka nxan djalin, u mush te ky vëllai oborri krejt ujë, deri sa e ka mbajt muri ndërmjet , kur se ka mbajt ka hi uji brenda. I kemi shpëtu dy fëmijë të tjerë. Jemi mundu nusen më shpëtu se atë të voglin as nuk e kemi pa, mandej e kemi gjete në këtë shpinë e kojshis, kurse nusen e kemi gjete në të tretën shtepi atje në podrum. Fëmija ka qene 5 vjeçar nëna 24/25.

Fëmijët tjerë janë në gjendje të mirë, të gjithë jemi në rregull, vetëm qata dy. Deri në 2 orë nuk kemi mundur me i gjet, aq tmerr që u kanë. ‘’ tha agja i fëmijës që u gjend i vdekur.

 E kem nxjerr në podrum, jem hi qetu skemë pa kurrgjë, u hi një shok i djalit  edhe tha kom pa diçka, kur janë hi tjerët e kanë pa atë nusen, prej qetu e kem nxjerr, fatkeqësi e madhe.’’ tha xhaxhai i fëmijës që u gjend i vdekur. /IndeksOnline/