Vendi ku u gjetën pa shenja jete viktimat në Pejë (Pamje)

Dy persona humbën jetën mbrëmë në Pejë, si pasojë e vërshimeve.
IndeksOnline ka arritur në vendin e ngjarjes, ku ka sjell pamje nga atje, dhe intervistuar familjarë e viktimave ku ata kanë treguar ngjarjen në detaje.
Për IndeksOnline, familjari i viktimave, Milaim Ademaj, ka treguar se ku i kanë gjet, trupat e pajetë të nënës dhe djalit.
‘’Fëmijën e kemi gjete në këtë shpinë e kojshis, kurse nusen e kemi gjete në të tretën shtëpi atje në podrum, e kemi nxjerr nga aty, një shok i djalit tha kom pa diçka, kur janë hi e kanë pa atë nusen, prej qetu e kem nxjerr, fatkeqësi e madhe.’’ tha xhaxhai i fëmijës që u gjend i vdekur. /IndeksOnline/



