Detaje nga gjuajtja me armë në Klinë, fillimisht u rrahën dy grupe

Gjuajtjes me armë zjarri sonte në qendër të Klinës i parapriu një rrahje mes dy grupeve. Kështu bëjnë të ditur burimet e Indeksonline.
Më pas nga njëra palë kanë shtënë me armë zjarri e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Të njëjtit dyshohet që kanë ikur me një veturë Q7.
Policia në këto momente është duke bërë shikimin e kamerave të sigurisë.
Rruga aktualisht është e lirë për qarkullim./Indeksonline/