75 Mall Live Search
09:34 / E Martë, 27 Qershor 2023 / AR

Gundogan shpjegon pse zgjodhi Barcelonën: Qysh i vogël kam ëndërruar ta vesh këtë fanellë një ditë

Pak minuta pasi u zyrtarizua nënshkrimi i tij për Barcelonën, Ilkay Gündogan (32 vjeç) publikoi një letër të gjerë në “The Players Tribune”, duke i thënë lamtumirë Manchester City. Në të tregonte edhe arsyet pse ka zgjedhur klubin katalanas:

“Nëse do të largohesha, kishte vetëm një klub në botë, ku kishte kuptim të shkoja. Ishte Barcelona ose asgjë. Që kur isha i vogël, ëndërroja ta vishja atë fanellë një ditë.

Kam besim se më kanë mbetur edhe pak vite në nivelin më të lartë dhe thjesht dua ta ndihmoj Barcelonën të kthehet atje ku meriton të jetë. Do të jetë një ribashkim me mikun tim të vjetër Lewandowski.

Jam i emocionuar për të luajtur me një trajner tjetër, të cilin e admiroj prej një kohe të gjatë. Kur unë dhe Xavi folëm për projektin, m’u duk shumë e natyrshme. Unë shoh shumë ngjashmëri mes nesh si futbollistë dhe në mënyrën se si e shohim lojën e futbollit.

Unë e di se do të ketë shumë presion në Barcelonë, por e dua këtë gjë. Më pëlqen të dal nga zona ime e rehatisë. Nuk po kërkoja një opsion më të lehtë, por një sfidë të re ambicioze. Kjo është për çfarë bëhet fjalë ky kapitull tjetër i karrierës sime. Mezi pres të luaj me fanellën e Barcelonës”.