Arrestohet një person në Kaçanik, sulmoi vëllain e tij

Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vëllain e tij. Policia raporton se viktima e cila u sulmua, ka pranuar dhe tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Kaçanik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./Indeksonline/
.