75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 27 Qershor 2023 / B O

Bëhet një dyshe kosovare te Hajduk Spliti

Leon Dajaku është larguar nga Sunderland dhe karrierën do ta vazhdoj në Kroaci me fanellën e gjigantit kroat Hajduk Split.

Pas Emir Sahitit, te gjiganti kroati nga edicioni i ardhshëm do ta shohim edhe Dajakun.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Hajdukun.

Dajaku hapat e parë në futbollin profesionist i ka marrë te Bayern Munchen.

“Jam i lumtur për ardhjen në Hajduk, do të jap maksimumin në fushë dhe shpresoj që të gjithë të kemi një sezon të mrekullueshëm së bashku”, ka deklaruar Dajaku./Indeksonline/