Hiti i muzikës elektronike rikthehet nga talenti kosovar

Don Lipa (Liridon Lipaj) pas një pauze të gjatë në muzikë, prej lansimit të albumit të parë të titulluar Polisfera në vitin 2007 rikthehet tani në bashkëpunim me Endrin (Endrit Syla) me ritmin e muzikës elektronike – progressive house me instrumente vendore.
Projekti global nga Faithless-Insomnia, i cili njihet edhe si hymni i muzikës elektronike vjen ndryshe nga Don Lipa & Endri të cilët e prodhuan dhe miksuan në studion e Radio West-it në Istog.
Videon e këtij projekti e punoi me shumë pasion Bini Zymberaj.