75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 27 Qershor 2023 / AR

Këngëtarja amerikane i jep fund beqarisë

Këngëtarja amerikane Noah Cyrus, është fejuar me të dashurin e saj Pinkus. 

“Momenti më i mirë i jetës sime ishte të thosha ‘po’ për të kaluar pjesën tjetër të jetës së bashku”, shkruan këngëtarja 23-vjeçare në mbishkrimin ku tregon se është e fejuar prej një muaji, transmeton Indeksonline.

Fejesën e ka bërë të ditur edhe i fejuari i saj Pinkus, i cili është stilist veshjesh. Ai ndau foto të Cyrus në pasarelë, me një nga afër gishtin e unazës. “I fejuari më krenar”, ka shkruar ai./Indeksonline/