75 Mall Live Search
07:44 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / k.v

Vidovdani/ Serbët nisin të mblidhen te manastiri në Graçanicë (Foto)

Festa e serbëve, e njohur si ‘Vidovdani’, për shkak të situatës së sigurisë, këtë vit mbahet në Graçanicë dhe jo në Gazimestan.

Që nga ora 07:00, kanë nisur grumbullimi i serbëve lokal te manastiri në Graçanisë ndërsa aty shihet një numër i madh i zyrtarëve policor për të ofruar siguri.

Në këtë pjesë ka edhe bllokim të rrugës ku do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes Veterrniku, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit./IndeksOnline/