75 Mall Live Search
11:50 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / L K

Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli”, adresa për shumë besimtarë myslimanë në ditën e Kurban Bajramit (VIDEO)

Goxha kohë para agimit xhamia, “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë ishte adresa që kishin mësyrë shumë besimtarë myslimanë.

Aty u falë namazi i Kurban Bajramit, ceremoni e cila u përcoll deri çdo shtëpi, përmes ekranit të Klan Kosovës, me një transmetim që tashmë është bërë traditë.

Përveç përcjelljes së ritualit fetar, besimtarët patën rastin që të dëgjojnë ilahi të bukura nën interpretimin e Egzon Ibrahimit.

Ilahitë, mesazhet e urimet, i ndoqën shumë besimtarë që ishin të pranishëm, por edhe shikuesit e televizionit dhe dëgjuesit e radios, që po përcillnin gjithçka drejtpërdrejt.

Çdo detaj nga Peja u shfaq me lajme e video edhe në portalin KlanKosova.tv.

Materiali më poshtë përmbledh gjithë ceremoninë që u transmetua për orë të tëra në ditën e Bajramit të Vogël.