75 Mall Live Search
12:55 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Zyrtare: Milani prezanton portierin e ri

Milani ka konfirmuar nënshkrimin e Marco Sportiellos si lojtar i lirë.

Portieri italian do të mbajë fanellën me numër 57.

Sportiello iu nënshtrua testeve mjekësore me kuqezinjtë të martën dhe tani është zyrtarizuar transferimi i tij.

Kontrata e tij me Atalantën skadon më 30 qershor.

“AC Milan ka kënaqësin të njoftojë ardhjen e Marco Sportiello më 1 korrik 2023. Portieri italian ka nënshkruar me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftim