75 Mall Live Search
14:05 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Vuçiqi për vizitën e djalit të tij në Graçanicë: Siç shkruante në bluzën e Danilos, mendojnë “të gjithë Vuçiqët”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për vizitën e të birit të tij Danilos që ka bërë në Graçanicë sot për Vidovdan, e ku kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.

Vuçiq ka thënë se ashtu siç shkruan në bluzën e Danilos, mendojnë “të gjithë Vuçiqët”. “Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende aty poshtë, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht siç sillen me të gjithë serbët.

T’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiqët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiq.

Danilo Vuçiq është parë në Graçanicë duke u përshëndetur me qytetarë, ndërsa kishte në maicë mbishkrimin “dorëzimi s’është opsion, raporton “Novosti”.