75 Mall Live Search
16:21 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / Gj. Sh

Kalidou Koulibaly e pranon që u transferua në Arabinë Saudite për para

Kalidou Koulibaly ditë më parë është zyrtarizuar si futbollist i ri i skuadrës arabe, Al-Hilal.

Qendërmbrojtësi senegalez ka nënshkruar kontratë tre vjeçare prej 30 milionë eurosh në sezon, shkruan IndeksOnline.

Ish-futbollisti i Chelseas, e ka pranuar se është transferuar në Arabinë Saudite shkaku i parave.

32-vjeçari ka thënë se me parat që do ti marr te Al Hilal, do të sigurojë nënën time, babain tim, kushërinjtë dhe gjithë familjarët e mi të jetojë në kushte të mira.

“Është e vërtetë që në Al Hilal erdha edhe për para. Do të jem në gjendje të sigurojë nënën time, babain tim, kushërinjtë dhe gjithë familjarët e mi të jetojë në kushte të mira. Do t’i ndihmojë edhe shoqatës sime në Senegal. Ne po ndërtojmë spitale në fshatin tonë, kam edhe projekte për të rinjtë.” , ka thënë Koulibaly./IndeksOnline/