75 Mall Live Search
09:56 / E Premte, 30 Qershor 2023 / B O

Lajm i mirë, “Lleshi” i Pejës është jashtë rrezikut për jetë

Picameni i njohur pejan, Llesh Kolgjeraj është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Indeksonline e ka dhënë një nga familjarët e tij.

Kolgjeraj pësoi lëndime të rënda pasditën e djeshme si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike në shtëpinë e tij në lagjen e përmbytur nga uji si pasojë e vërshimeve “Asllan Çeshme”./Indeksonline/