75 Mall Live Search
09:35 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / Gj. Sh

Klubet e mëdha italiane pas Frattesit, Sassuolo ia cakton çmimin e largimit

Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka zbuluar çmimin e kërkuar për Davide Frattesin, teksa ka konfirmuar se Roma dhe Inter janë në bisedime, ndërsa Milani ka vendosur një takim.

Mesfushori italian është në qendër të afatit kalimtar të Serie A, pasi edhe pse Juventusi duket se është tërhequr, ka ende interes të madh nga disa klube.

Pas javësh spekulimesh, Carnevali doli dhe deklaroi çmimin e kërkuar për të shitur Frattesin këtë verë.

“Çmimi është rreth 35-40 milionë euro, kjo është ajo që ne e konsiderojmë si vlera e lojtarit”, tha ai për “Sky Sport Italia”.

“Ne nuk jemi një klub që vendos një luftë ofertash. Ne kemi qenë gjithmonë të qartë për çmimin që po kërkojmë. Nëse arrijmë të marrim shifrën që kërkojmë, ne jemi të lumtur ta mbyllim marrëveshjen sonte. Sassuolo nuk ka urgjencë për të shitur Frattesin, kështu që nëse gjejmë projektin e duhur për të dhe për ne, atëherë do ta lëmë të shkojë, përndryshe nuk do të përjashtojmë mbajtjen e lojtarit me ne”, shtoi ai.

Frattesi me Sassuolon ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

23-vjeçari regjistroi 37 paraqitje në sezonin e fundit dhe shënoi shtatë gola.